Thënie për zemrën (28 thënie)

Përpara fronit të të Gjithëfuqishmit, njeriu do të gjykohet jo nga veprimet e tij, por nga qëllimet e tij. Sepse vetëm Zoti i lexon zemrat tona.

Në lutje është më mirë të kesh një zemër pa fjalë se fjalë pa një zemër.

E çfarë është poeti? Një njeri i palumtur që e fsheh ankthin e pafund në zemrën e tij, por buzët e të cilit janë formuar në atë mënyrë që psherëtimat dhe qarjet të tingëllojnë si një muzikë e bukur.

Një zemër e dashuruar është fillimi i gjithë dijes.

Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës.

Forca ime ka forcën e dhjetëve, sepse zemra ime është e pastër.

Koka dhe zemra janë pjesë vendimtare të karakterit, temperamenti pothuaj nuk ka të bëjë me të, dhe, prandaj karakateri është i pavarur nga edukimi, dhe nuk ka të ngjarë që të ndreqet ose të përmirësohet.

Nuk jam i sigurtë për asgjë përveç shenjtërisë së ngrohtësive të zemrës dhe përfytyrimit të së vërtetës.

Kultura e mendjes duhet të jetë në shërbim të zemrës.

Vendi ynë është ajo pikë në të cilën zemra jonë është lidhur.