Thënie për shikimin (7 thënie)

Gjërat më të larta dhe më të bukura në jetë nuk janë për t’u dëgjuar, nuk janë për t’u lexuar, nuk janë për t’u parë, por janë për t’u jetuar.

Ashtu si shpirti e mbush trupin, ashtu Zoti mbush botën. Ashtu si shpirti e mban trupin, ashtu Zoti e mban botën. Ashtu si shpirti sheh dhe nuk shihet, ashtu Zoti sheh dhe nuk shihet. Ashtu si shpirti ushqen trupin, ashtu Zoti e mëkon botën.

Syri i mjeshtrit bën më shumë punë se të dyja duart e tij.

Shikimi, dëgjimi, ndjenja, janë mrekulli, dhe çdo pjesë dhe fije e imja është një mrekulli.

Fjalët janë vetëm zjarri i pikturuar, një vështrim është zjarri vetë.

Me sytë e bukur, shiko vetëm për të mirën e të tjerëve; me buzët e bukura fol vetëm fjalë mirësie, dhe për bukurinë e lëvizjeve të trupit, ec duke e ditur se kurrë nuk je vetëm.

Të shohësh nuk është gjithmonë të besosh.