Thënie për pamjen (20 thënie)

Nuk kisha menduar kurrë se do të bëja filma me një fytyrë si imja.

Më duket se bëhen tmerrësisht tunduese femrat që veshin t-shirtet e të fejuarve të tyre.

Natyrisht, unë e ndjej se një femër e rritur ka të drejtë të vendosë se çfarë të bëhet me jetën e saj dhe me trupin e saj.

Ha për të kënaqur veten, por vishu për t’i kënaqur tjerët.

Unë nuk dua t’i heq rrudhat – nuk dua të dukem si çdokush tjetër.

Për shkak të solemnitetit të saj të llahtarshëm, vdekja është drita ku pasionet e mëdha, të mira dhe të këqija, bëhen transparente, jo më të kufizuara nga dukjet e jashtme.

Unë vishem për imazh. Jo për veten time, por për publikun, jo për modën, por për burrat.

Duhet të jesh e lindur një seks simbol. Përndryshe nuk bëhesh dot. Nëse ke lindur me këtë cilësi, atëherë do ta kesh edhe kur të jesh 100 vjeçe.

Vetëm burrat që nuk janë të interesuar për gratë, janë të interesuar për veshjet e grave. Burrat që iu pëlqejnë gratë nuk ua shikojnë kurrë veshjet.

Unë jam një xhirafë. Edhe kur ec dukem si një xhirafë me qafë të gjatë dhe me këmbë të gjata. Ajo është një kafshë shurdhmemece, dijeni këtë.