Thënie për mirësinë (8 thënie)

Nëse të gjithë do të ishin të veshur me integritet, në qoftë se çdo zemër do të ish e drejtë, e sinqertë, me mirësi, virtytet e tjera do të ishin krejt të padobishme.

E keqja bëhet pa u lodhur, natyrshëm, në mënyrë fatale; mirësia është gjithmonë frut i mirëfilltë arti.

Njeriu i mirë është miku i të gjitha gjallesave.

Bujaria, vetësakrifica dhe mirësia nuk janë pronë ekskluzive e asnjë race apo religjioni.

Nga të gjitha cilësitë e larta të mendjes, më e madhja është mirësia, është cilësi e karakterit Hyjnor; dhe pa mirësinë, njeriu është i mërzitshëm, bajat, një send pa vlerë.

Udhëheqës është ai i cili, nga i çmenduria apo mirësia, me vullnetin e tij merr mbi vete mjerimin e popullit. Ka pak burra kaq budallenj, prej këndej vjen cilësia e dobët e udhëheqjes në botë.

T’i bësh pesë gjëra nën të gjitha rrethanat përbën virtyt të përkryer; këto pesë gjëra janë: graviteti, bujaria e shpirtit, çiltërsia, zelli dhe mirësia.

Mirësia në vetvete mund të arrijë pak kundër pushtetit të natyrës.