Thënie për arsyen (27 thënie)

Një rrenë nuk bëhet e vërtetë nëpërmjet arsyes së propagandimit të shumëfishuar, as e vërteta nuk bëhet rrenë pse askush nuk e sheh atë.

A guxoj të përcaktoj këtu më të rëndësishmen, rregullin më të dobishëm të të gjithë edukimit? Kjo nuk është për të kursyer kohë, por për ta shkapërderdhur atë.

Më tepër mundësi ka që t’i mësosh një gomari të lexojë, sesa të verbosh arsyen dhe ta çosh atë ku do ti, sepse arsyeja duhet mashtruar, verbuar e shkatërruar. Besimi duhet ta shkelë nën këmbë krejt arsyen, logjikën, kuptimin dhe çdo gjë tjetër që shikon s

Asgjë nuk mund të jetë më shumë në kundërshtim me fenë dhe klerin sa arsyeja dhe mirëkuptimi i përbashkët.

Arsyeja e thjeshtë na tregon ne se gjërat tokësore janë të pakëta, dhe se realiteti i vërtetë ekziston vetëm në ëndërra.

Ata mendonin se jam një njeri i arsyeshëm, prandaj nuk isha kurrë nën trysninë e prindërve; unë bëja çfarë doja. Nuk pata kurrë një fjalë negative prej tyre, asnjë.

Për ata që kërkojnë të vërtetën, jo të vërtetën e dogmës e të errësirës, por të vërtetën e sjellë nga arsyeja, kërkimi, hetimi dhe vrojtimi, nevojitet disiplinë. Pasi besimi, sado të mirë ta ketë qëllimin, duhet të ngrihet mbi fakte, jo mbi përralla. Besi

Arsyeja në njeriun është si Zoti në botë.

Besimi…duhet mbështetur në arsye…kur besimi bëhet i verbër, vdes.

Besimi konsiston në besuarit kur është përtej fuqisë së arsyes për të besuar.