Thënie për aktrimin (50 thënie)

Filmat janë një trill. Publiku dëshiron t’i shikojë aktorët drejtpërdrejt në skenë.

Aktorët janë një familje në gjithë botën.

Të jesh aktore është një gjë shumë fizike. Nëse nuk do të kisha pasur pamjen që kam, kurrë nuk do të isha marrë me filma.

Para së gjithash, unë marr vetëm 50 për qind të saj, sepse, dua të them, publiku merr 50 dhe 60 për qind. Unë e kuptoj këtë, kjo është normale. E kuptoj. Unë nuk grindem kurrë për këtë.

Aktrimi është gjithashtu punë me njerëzit të cilët të ftojnë ty në ëndërrat e tyre dhe të besojnë ty me gjithë qenien e tyre.

Nëse ju jeni një aktore apo muzikante, gjithkush mendon se ju jeni seksi.

Jam vërtet e çuditshme, kurrë nuk provova të bëj teatër. Dhe më kanë kërkuar kushedi sa herë autorë të hatashën në Amerikë që të bëj teatër. Dhe gjithmonë kam thënë jo, duke mos përjetuar skenën dhe teatrin.

Pritja për një aktor nuk është si për dikë që pret doktorin. Nuk është një pritje që të bën të mërzitesh.

Më pëlqen të aktroj, por nuk më pëlqen gjithçka që e shoqëron atë. Interesi për famozët, shtypi, Interneti, kur identiteti yt përzihet në mënyrën si njerëzit të knceptojnë.

Në Evropë një aktor është një artist. Në Hollivud, në qoftë se ai nuk është duke punuar, ai është një lypës.