Thënie për të tashmen (13 thënie)

Falënderohu për atë që je sot dhe lufto për atë  çfarë do të jesh nesër.

Kur dua të kuptoj se çfarë po ndodh sot apo të përcaktoj se çfarë do të ndodhë nesër, atëherë shikoj prapa.

Kape ditën. Gëzoje atë – bëj çmos. Merre ditën siç vjen. Merri njerëzit siç vijnë… E shkuara, mendoj, më ka ndihmuar që ta çmoj të sotmen – dhe nuk dua ta vë në hije asnjë çast duke u trembur nga e ardhmja.

E tashmja nuk përmban asgjë më shumë se e shkuara, dhe ajo që gjendet te pasoja, ishte e pranishme tashmë tek shkaku.

Një e sotme vlen sa dy të nesërme.

Një gjysmë shekulli më parë, situata ishte krejt e ndryshme. Ekonomikisht ishim krejt të rrënuar. Dhe politikisht ishim ende të përjashtuar nga familja e kombeve. Në kohën tonë, sa iu përket këtyre, ne kemi baza krejt të ndryshme dhe shumë më të qëndruesh

Jam një njeri që e mbaj me vete në të ardhmen gjithçka që më ka ndodhur në të kaluarën time. Unë mendoj ende plotësisht në dashurinë dhe mbetem e hapur ndaj gjithçkaje që më ndodh mua.

Nuk është aspak një tekë e paarsyeshme që, në një ekzistencë të ardhme, ne do ta shikojmë atë që ne mendojmë se është ekzistenca jonë e sotme, si një ëndërr.

E ardhmja nuk është më e pasigurt se e tashmja.

Kënaqësia që vjen nga pasqyrimi i së tashmes vjen falë jo vetëm prej bukurisë me të cilën është veshur, por edhe nga cilësia thelbësore e të qenit e tashme.