Thënie për sjelljen (8 thënie)

Njerëzit më të mirësjellshëm bëjnë adhuruesit më absurdë.

Njeriu i urtë është superior ndaj çdo fyerjeje që mund t’i bëhet, dhe përgjigja më e mirë për sjelljet e këqija është durimi dhe vetëpërmbajtja.

Mëkatarët do të hanë frutin e sjelljes së tyre.

Ne nuk mund të jemi të sjellshëm me njëri-tjetrin as edhe për një orë. Ne pëshpëritim, dhe nënqeshim dhe zgërdheshim ndaj turpit të vëllait tonë. Ngado që marrësh, ne njerëzit jemi një racë e vogël.

Sjellja është një gjë e vogël që përbën një ndryshim të madh.

Nuk e di pse, por unë iu përgjigjem sjellshëm karaktereve të bezdisshëm.

Drejtësi do të thotë të mos i lëndosh njerëzit; mirësjellje do të thotë të mos i fyesh ata.

Nëse një njeri është i hirshëm dhe i sjellshëm me të huajt, ai tregon se është qytetar i botës.