Thënie shqiptare (473 thënie)

Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. – TETOVË

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG

Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. – JUG

Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. – KAVAJË

Qeni i pangopur të ha. – SKRAPAR

I marri premton dhe budallai shpreson. – JUG

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. – TIRANË

Mos e ban penin tra. – DIBËR

Duro sa mund, gëzohu pa fund. – VERI

Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. – KRUJË