Thënie për qeverinë (103 thënie)

Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet.

Ai që qeveris nëpërmjet virtyteve të tij mund të krahasohet me yllin polar, i cili zë vendin e tij dhe të gjithë yjet rendin drejt tij.

Injoranca e ligjit nuk të shkarkon nga përgjegjësia, ndoshta njohja e ligjit, shpeshherë po.

Anonim

Dija përgjithmonë do të qeverisë injorancën; dhe një popull i cili dëshiron të jetë qeverisës i vetes, duhet të armatoset me forcën që i jep dija.

Politika nuk është një vend ose një profesion i mirë për dikë që është dembel, delikat apo që i mungon një sens humori.

Ju mundet të jetoni fare mirë edhe në Shqipëri…, po të jeni pushtetarë.

Anonim

Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj.

Politika, emër diplomatik për ligjin e xhunglës.

Morali ekziston në të gjitha vendet ku ka ligje dhe qeveri; nuk ka afrikan, aziatik apo evropian: ka të mirë dhe të keq.

Lufta duhet të deklarohet vetëm nga autoritetet e popullit, mundimet dhe thesaret e të cilit janë për të mbartur barrën e vet, në vend të qeverisë që do të korrë frytet e saj.