Thënie për punën

Tweet about this on TwitterPin on PinterestShare on LinkedInShare on Google+Email this to someoneShare on FacebookShare on VkontakteShare on Vkontakte

11 thenie nga Lionel Messi

Lionel Messi është fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2015, andaj ne kemi përzgjedhur 11 thënie të tij, të cilat mund t’i lexoni më poshtë. Shpresojmë të ju pëlqejnë dhe t’i shpërndani me miqtë tuaj!

1. Thënie nga Lionel Messi

Unë kurrë nuk mendoj për lojën as nuk vizualizoj asgjë. unë bëj atë çfarë më vjen në atë moment. Instinkt. Gjithmonë ka qenë kështu.

2. Thënie nga Lionel Messi

Ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa fitorja apo humbja e një loje.

3. Thënie nga Lionel Messi

Qoftë një lojë miqësore, apo për pikë, apo finale, apo çfarëdo loje – unë luaj njëjtë. Gjithmonë përpiqem të jep më të mirën nga vetja, fillimisht për ekipin tim, për veten, për tifozët dhe për t’u përpjekur për të fituar.

4. Thënie nga Lionel Messi

Unë preferoj të fitoj tituj me ekipin më shumë se të fitoj çmime individuale apo të shënoj gola më shumë se të tjerët. Unë jam më shumë i merakosur për të qenë një person i mirë sesa për të qenë futbollisti më i mirë në botë. Kur gjithë kjo përfundon, çka të mbetet? Kur të penzionohem, shpresoj që do të mbahem mend si një djalë i mirë.

5. Thënie nga Lionel Messi

Nuk është aq e lehtë për ne kur luajmë kundër ekipeve që kanë një mënyrë tjetër të të menduarit, si Chelsea apo Inter Milan, sepse ata kanë për qëllim të na ndalin neve e jo të luajnë një lojë që është më tërheqëse e që i bën shikuesit të kënaqen.

6. Thënie nga Lionel Messi

Paraja nuk është faktor motivues. Paraja nuk më ngazëllen e as nuk më bën të luaj më mirë sepse ka dobi nga të qenurit i pasur. Unë thjesht jam i lumtur me topin te këmbët e mia. Motivimi im vjen nga të luajturit lojën që dashuroj. nëse nuk do të paguhesha për të qenë futbollist profesionist, me gjithë qejf do të luaja për asgjë.

7. Thënie nga Lionel Messi

Unë gjithmonë kam menduar se dëshiroja të luaj profesionalisht dhe gjithmonë e kam ditur se për ta bërë këtë gjë do të më duhej të bëja shumë sakrifica. Kam bërë sakrifica duke u larguar nga Argjentina, duke e lënë familjen time dhe duke filluar një jetë të re. I ndryshova shokët, njerëzit e mi. Gjithçka. Por gjithçka që bëra, e bëra për futbollin, për ta realizuar ëndrrën time.

8. Thënie nga Lionel Messi

Unë gjithmonë thjesht e kam dashur shumë futbollin, dhe gjitmonë i kam kushtuar shumë kohë atij. kur isha fëmijë, shokët e mi më thirrnin për të dalur por unë rrija në shtëpi sepse kisha stërvitje të nesërmen.

9. Thënie nga Lionel Messi

Në futboll, si në orëtari, talenti dhe eleganca nuk kanë aspak rëndësi pa ashpërsi dhe saktësi.

10. Thënie nga Lionel Messi

Duhet të luftosh për ta realizuar ëndrrën tënde. Duhet të sakrifikosh dhe të punosh shumë për të.

11. Thënie nga Lionel Messi

Unë nuk kam ndryshuar asgjë, stili im i lojës është ende ai i një fëmije. Unë e di se mbi të gjitha kjo është puna ime dhe se duhet ta trajtoj atë në një mënyrë tjetër, por një futbollist kurrë nuk duhet të harrojë faktin se futbolli është një lojë. Është thelbësore që të luash për të kënaqur veten tënde, të jesh i lumtur. Kjo është ajo që fëmijët bëjnë dhe unë e bëj të njëjtën gjë.

Biografi e shkurtër e Lionel Messit

Lionel Andrés “Leo” Messi Cuccittini lindi më 24 qershor, 1987 në Rosario, Santa Fe, Argjentinë. Ai  është një futbollist i cili luan si sulmues me klubin spanjoll Barcelona në La Liga dhe me kombëtaren argjentinase ku ai është dhe kapiten.

Që nga mosha 21 vjeç, Messi ka qenë i nominuar për të fituar Topin e Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Një vit më vonë, në vitin 2009, ai fitoi çmimet e para të Topit të Artë si dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Ai vazhdoi dominimin e tij duke fituar edhe tre Topa të Artë në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Ai gjithashtu fitoi në sezonin 2010–11 UEFA Lojtari më i mirë në Europë. Në moshën 24 vjeçare, Messi u bë golashënuesi më i mirë i historisë së Barcelonës në të gjitha garat. Në moshën 25 vjeçare, Messi u bë lojtari më i ri që shënon 200 gola në La Liga. Në Shtator 2014, Messi arriti shifrën e 400 golave me klubet dhe kombëtaren që në moshën 27 vjeçare.

Njohur gjerësisht si lojtari më i mirë në botë, Messi është vlerësuar nga shumë komentues, trajnerë dhe lojtarët si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Messi është lojtari i parë në historinë e futbollit që ka fituar katër herë rresht Topin e Artë dhe lojtari i parë që ka fituar 3 herë trofeun Këpuca e Artë Europiane. Messi në nivele klubesh ka fituar gjashtë La Liga, dy Copa del Rey, pesë Supercopas de España, tre UEFA Champions League, dy UEFA Super Kupa dhe dy Botërore Klubesh.

Në Mars 2012, Messi shkruajti historinë e Champions Leagues duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon pesë gola në një ndeshje, në ndeshjen kundër gjermanëve të Bayer Leverkusen në ndeshjen e raundit të 16. Ai gjithashtu barazoi edhe rekordin e José Altafini me 14 gola të shënuar në një sezon të Champions Leagues. Messi ka vendosur edhe rekodin europian për më shumë Gola të shënuar gjatë një sezoni. Ai e vendosi rekordin në sezonin 2011-12 duke shënuar 73 gola, duke përfshirë këtu edhe 50 golat në një sezon në La Liga, që është rekord më vete i vendosur gjithashtu në sezonin 2011-12. Po në sezonin 2011–12, Messi u bë lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon dhe asiston në 6 kompeticione të ndryshme. Më 16 Shkurt 2013, Messi shënoi golin e tij të 300 në karrierë më Barcelonën. Më 30 Mars 2013, Messi shënoi në ndeshjen e tij të 19 rradhazi duke u bërë futbollisti i parë në historinë e La Ligas që shënon të paktën 1 Gol në 19 ndeshje rradhazi dhe i pari futbollist që shënon gol kundër të gjitha skuadrave të La Ligas në një sezon të vetëm. Messi e vazhdoi rekordin e tij deri në 21 ndeshje dhe e përfundoi në një ndeshje kundër Atlético Madrid ku ai u detyra të braktis ndeshjen për shkak të një dëmtimi në këmbë. Në mars te 2014, me një tripletë kundër Real Madridit, Messi u kthye në lojtarin me më shumë gola dhe tripleta në historinë e El Clásico. Në tetor të 2014, Messi, vetëm 27 vjeç, u bë lojtari më i ri që të shënoje 250 gola në El Clásico. Në nëntor të 2014, Messi shënojë një tripletë kundër Sevillas, duke rritur në 253 totalin e golave në La Liga, duke u bërë kështu, lojtari me numrin më të madh të golave në La Liga. Më vonë atë muaj, ai shënoi golin e tij të 74 në Champions League, duke u bërë golashënuesi më i mirë në të.

Messi ndihmoi Argjentinën që të fitojë Kupën e Botës për moshat U20, ai u shpall futbollisti më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turnamentit me 6 gola. Në vitin 2006, ai u bë lojtari më i ri në historinë e Argjentinës që luan në një Kupë Bote, ai gjithashtu në vitin 2007 ishte finalist me Argjentinën në Copa América. Në vitin 2008, Messi fitoi trofeun e parë me Argjentinën, një medalje të artë në lojërat olimpike verore.

Burimi: Wikipedia