Thënie për lirinë (106 thënie)

Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. – JUG

Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. – KORÇË

Mos shko pas qerres së tjetrit. – SKRAPAR

Liria – të ecësh i lirë dhe pa epror.

Buka e botës, laku i kokës. – SARANDË

Njeriu është i lirë në atë moment që ai dëshiron të jetë.

Dasma do mish, lufta do gjak. – ELBASAN

Shumëllojshmëria bëri revolucionin. Liria ishte vetëm pretekst.

S’bëhet dasma pa thyer kupa. – ARBËRESHËT E ITALISË

Një punë që s’e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. – TIRANË