Thënie për guximin (14 thënie)

Ka pretendentë për devotshmëri aq sa dhe për guximin.

Liria bazohet në guximin.

Shkrimtarët mund të jenë të pandershëm, të pakorrigjueshëm, të cilët thahen shpejt apo lulëzojnë vonë, por ata guxojnë ta përballin këtë realitet vetëm.

Përpjekjet dhe guximi nuk janë mjaft pa qëllimin dhe drejtimin.

Kërkohet më shumë guxim për të vuajtur se për të vdekur.

Duhet vetëm të kesh guxim, sepse forca pa vetëbesim është e padobishme.

Ki guxim për të këqijat e mëdha të jetës dhe durim për të voglat; dhe kur të kesh përmbushur me sukses qëllimin e ditës sate, shko dhe fli i qetë.

Guximi është sikur dashuria; patjetër duhet pasur shpresë për tu ushqyer.

Është e kotë që frikacakët të ikin; vdekja vazhdon t’i ndjukë këmba këmbës prapa, i vetmi që e sfidon atë është trimi.

Përballë së drejtës, të heqësh dorë prej saj, tregon mungesë guximi.