Thënie për futbollin (60 thënie)

Unë nuk jam fetar. Në Spanjë të të gjithë lojtarët bëjnë shenjën e kryqit para se të zbresin në fushë. Nëse kjo vlen për të gjithë, atëherë duhet që gjithçka të përfundojë në barazim.

Muzika ishte e rëndësishme. Futbolli ishte muzikë e lehtë.

Pasioni im për lojën vjen nga vetë Marseja. Mjerisht nuk shkoj dot atje sa herë që më merr malli, sepse unë shkoj sa në një vend në tjetrin për të luajtur.

Gjithë jetën time unë e falënderoj Zotin. Familja ime ishte shumë besimtare.

Mendoj se Marseille është si Liverpooli, shumë drithëruese dhe e ashpër.

Shumëkush pajtohet me mua se shumë gjëra në futboll në kohën tonë nuk janë të pastra – dhe këtë nuk e meritojnë ata që shikojnë futboll. Gjendja do të vazhdojë kështu gjersa futbolli do të drejtohet nga njerëz që nuk e kuptojnë futbollin.

Gjithkush në Argjentinë mund të kujtojë tani ‘dorën e Zotit’ në ndeshjen me Anglinë për Kupën e Fotbollit 1986. Tani në vendin tim ‘dora e Zotit’ na solli ne një papë argjentinas.

Unë ndjeja nevojën të luaja pa pushim përditë, të luftoja rëndë në çdo ndeshje.

Kur unë e veshi fanellën e kombëtares, vetëm prekja e saj me lëkurën time më bën të fluturoj.

Të gjithë ata që më kritikuan, duhet t’i kapërdijnë fjalët e tyre.