Thënie për famën (15 thënie)

Unë kurrë nuk e mendoj veten time ikonë. Ajo që është në mendjen e të tjerëve nuk është në mendjen time. Unë thjesht bëj punën time.

Nuk çaj kokën për famën, suksesin, fatin dhe pushtetin. Më e shumta që dua është të kem punë të mirë dhe miq të mirë; dhe një jetesë të mirë.

Nganjëherë unë rri zgjuar natën dhe habitem pse jam ende I famshëm. të jem i sinqertë, unë nuk e di pse.

Jam duke u mësuar të pranoj mungesën e privatësisë si një dhuratë reale të profesionit tim.

E dashurova aktrimin, çka kurrë nuk ka qenë për paratë, famën. Ishte rreth një kërkimi për kuptim. Ishte e dhimbshme.