Thënie për ëndrrat (21 thënie)

Fundi i zgjuarsisë është të ëndërrosh aq lart sa ta humbësh ëndërrën duke qenë në kërkim të saj.

Nuk e di se a jemi ekipi më i mirë në botë. Unë jam i lumtur që luaj përkrah disave nga lojtarët më të mirë në botë. Është një ëndërr.

Unë besoj në gjithçka, derisa të jetë provuar e kundërta. Kështu që unë besoj në përrallat, mitet, dragojtë. Të gjithë ekzistojnë, qoftë edhe nëse ekzistojnë në mendjen tënde. Kush mund të thotë se ëndërrat dhe makthet nuk janë reale sot e kësaj dite?

Kam qenë me të vërtetë në mësime vallëzimi, gjashtë orë në javë, dhe ëndrra ime e vërtetë do të ishte një shfaqje në Broadway.

Lavdia iu ulet në prehër vetëm atyre që e kanë ëndërruar gjithmonë atë.

Pse syri e sheh një gjë më qartë në ëndrra sesa imagjinata kur zgjohemi?

Aktrimi është gjithashtu punë me njerëzit të cilët të ftojnë ty në ëndërrat e tyre dhe të besojnë ty me gjithë qenien e tyre.

Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalen së ndjekuri ëndrrat, ngaqë plaken; ata plaken ngaqë ndalen së ndjekuri ëndrrat.

Ata që ëndërrojnë ditën njohin shumë gjëra që iu shpëtojnë atyre që ëndërrojnë vetëm natën.

Arsyeja e thjeshtë na tregon ne se gjërat tokësore janë të pakëta, dhe se realiteti i vërtetë ekziston vetëm në ëndërra.