Thënie për dështimin (14 thënie)

Rekomandohet qëndrim pozitiv: do të dështoj…

Anonim

Të ngecurit nuk është dështim.

Kjo më ka frymëzuar shumë – ishte babai im ai që na mësoi ne se një emigrant duhet të punojë sa dyfishi i gjithë të tjerëve, dhe se ai nuk duhet të dorëzohet kurrë.

Toka dhe deti, dobësia dhe rënia janë ndarësit e mëdhenj, por vdekja është divorcuesi i madh përgjithmonë.

Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit – fryma mburravece.

Sukses do të thotë të shkosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.

Unë kam dështuar në disa lëndë, por shoku im i kaloi të gjitha. Tani ai është inxhinier në Microsoft dhe unë jam drejtori i Microsoft-it.

Unë kurrë nuk kam menduar për humbjen, por tani që ajo ndodhi, e vetmja gjë është ta mendoj si duhet. Ky është detyrimi im ndaj të gjithë njerëzve që më besojnë mua. Ne të gjithë do të pësojmë humbje në jetë.

Nuk ka ferr më të madh se dështimi në një synim të madh.

Provove dhe ke dështuar. Pra mësimi nga kjo ështe: asnjëherë mos e provo

Anonim