Thënie për atdheun (40 thënie)

Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. – JUG

Duaje atdhenë si shqiponja folenë. – JUG

Çdo hi në vatrën e tij. – JUG

Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. – JUG

Fjala në vend të huej, bahet gur. – VERI

Ara ime varri im. – LABERI

Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. – KOR

Nëse duam vendin tonë, ne duhet gjithashtu të duam bashkatdhetarët tanë.

Kush rren shtetin, rren vetin. – TROPOJË

Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. – KORCE