Thënie për të ardhmen (34 thënie)

Falënderohu për atë që je sot dhe lufto për atë  çfarë do të jesh nesër.

Kur dua të kuptoj se çfarë po ndodh sot apo të përcaktoj se çfarë do të ndodhë nesër, atëherë shikoj prapa.

Kape ditën. Gëzoje atë – bëj çmos. Merre ditën siç vjen. Merri njerëzit siç vijnë… E shkuara, mendoj, më ka ndihmuar që ta çmoj të sotmen – dhe nuk dua ta vë në hije asnjë çast duke u trembur nga e ardhmja.

Unë nuk mund të besoj se lufta është zgjidhja më e mirë. Askush nuk e fitoi luftën e fundit, dhe askush nuk do të fitojë luftën e ardhshme.

Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

Nuk e di me çfarë armë do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katër Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë.

Unë nuk e di çfarë e ardhmeje më pret, por e di se jam pozitive dhe nuk zgjohem me ndjenjën e dëshpërimit. Babai më thoshte: “Nik, le të jetë si të jetë, gjërat nuk shkojnë asnjëherë siç duam, shkojnë ashtu si shkojnë.”

Robotët do të luajnë rol të rëndësishëm në ofrimin e ndihmës fizike dhe në shoqërimin e pleqve.

Paradokset e sotme janë paragjykimet e së nesërmes, gjersa paragjykimet më të zhytura në errësirë dhe më të mjerueshme kanë pasur moment të tyre të risive, kur moda u huazonte atyre hirin e saj të brishtë.

Asnjëherë nuk mendoj për të ardhmen. Ajo vjen shumë shpejt.