Thënie nga Zinedin Zidan (21 thënie)

Unë gjithmonë e kam parasysh se do të jem një shembull për lojtarët e rinj.

Është hera e parë e ndoshta e fundit që më ndodhi. Ishte një ndjesi e veçantë, jo normale për mua.

Unë isha me fat që erdha nga një zonë e vështirë. Kjo të mëson jo thjesht për futbollin, por edhe për jetën.

Babai im është algjerian, krenar për atë që është. Dhe unë jam krenar që babai im është algjerian.

Nuk ka rëndësi sa herë fiton çmime, secili prej tyre është tejet special.

Natyrisht, moda e lartë është krejt e ndryshme nga bota e futbollit.

Kur tifozët e tu fishkëllejnë dhe çirren, atëherë ti ke një problem të madh.

Unë nuk e pata kurrë mundësinë të luaj në Angli, prandaj di pak për të.

Ne ishim një familje e cila kishte ardhur nga asgjëja dhe kishim respekt për francezët e çdo sëre.

Një qytet mesdhetar është vërtet kultura ime.