Thënie nga Zhan De La Fontein (20 thënie)

Trishtimi largohet tutje me flatrat e kohës.

Nga puna që bën njihet punëtori.

Dashuroni, dashuroni; gjithçka tjetër është hiç.

Njerëzit që nuk bëjnë zhurmë janë të rrezikshëm.

Është kënaqësi e dyfishtë ta mashtrosh mashtruesin.

Njerëzit i besojnë lehtësisht gjithçkaje që i druajnë apo e dëshirojnë.

Durimi dhe koha bëjnë më shumë se forca apo pasioni.

Njerëzit duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin, ky është ligj.

Pasioni më i fortë është frika.

Njeriu shpesh e takon fatin e tij në rrugën që mori për ta shmangur atë.