Thënie nga Sharl de Gol (32 thënie)

Heshtja është arma e fundit e pushtetit.

Burrështetas i vërtetë është ai që është i gatshëm të përballë rreziqet.

Franca nuk mund të jetë Francë pa madhështinë.

Një vend i madh e me peshë nuk ka miq.

Unë i kisha kundër meje borgjezët, ushtarakët e dipomatët, dhe me mua ishte vetëm popullir që merrte Metronë.

Të qeverisësh do të thotë të zgjedhësh midis disavantazheve.

Në politikë është e domosdoshme ta tradhtosh vendin tënd ose elektoratin. Unë parapëlqej ta tradhtoj elektoratin.

Nuk mund të qeveriset me “por”-e.

Lavdia iu ulet në prehër vetëm atyre që e kanë ëndërruar gjithmonë atë.

Unë i dëgjova pikëpamjet tuaja. Ato nuk përputhen me të miat. Vendimi është marrë njëzëri.