Thënie nga Salma Hajek (15 thënie)

Filmi im i ri, Fools Rush In, është një komedi romantike dhe vajza që luaj është shumë e ngrohtë, shumë e ëmbël.

Disa burra kanë një teori të marrë për femrat e bukura – e cila diku në njëfarë kohe do të shndërrohet në përbindëshe. Filmat ua japin atyre mundësinë të shikojnë si ndodh ky proces.

Mendoj se nuk është një femër fatale ajo që nuk përpiqet t’i manipulojë burrat ose të jetë si një vejushë e zezë. Ajo femër e do atë burrë. Ajo femër e do atë burrë pa masë. Ajo femër e do atë burrë aq shumë sa dëshiron të jetë me të.

Besoj se është mrekulli kur gratë përpiqen të duken sa më tunduese për burrat e tyre.

Aftësitë e mia në timon të mësuara në Meksikë, më kanë ndihmuar t’ia dal më së mirë në Hollyvud.

Kur ke diçka të rëndësishme për ta thënë dhe e gjen mjetin për ta thënë atë, atëherë mos nguro. Është një gjë që ndodh kaq rrallë, saqë ia vlen çdo minutë që ke shpenzuar për të. Madje edhe sikur asnjë rezultat të mos e kesh, ia vlen gjithmonë të luftosh për këtë.

E di se e vetmja arsye pse nuk i kam marrë shumë role të rëndëshme është se jam latine – dhe ata ma thonë këtë sy më sy shpesh herë.

Nëse do të kisha ndonjë përgjegjësi në Amerikë do të merresha me problemin e dhunës shtëpiake. Ajo është djepi i shumicës së problemeve: ekonomike, psikologjike dhe edukative.

Kam një fermë dhe e adhuroj. Nuk kam në të vërtetë çfarë të bëj, por edhe të rrish e t’i shikosh zogjtë e pulave, është mrekulli.

Më e rëndësishmja është të besosh në diçka aq fort sa të mos dekurajohesh kurrë.