Thënie nga Populli (446 thënie)

Nën hije as bari nuk ngren krye. – JUG

Besë e shqiptarit si purteka e arit. – JUG

Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. – JUG

Bota të jep aq sa t’i kesh dhënë asaj. JUG

Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell. – KORÇË

Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. – JUG

Kur ke zemër ke edhe krahë. – KRUJË

Në portën e të shurdhit mos trokit. – KORÇË

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. – SULOVË

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. – VLORË