Thënie nga Odri Hepbërn (14 thënie)

Njerëz, gjithnjë e më shumë gjëra kanë për t’u rikthyer, përtërirë, ringjallur, rithirrur dhe ridimensionuar; kurrë mos përjashtoni asgjë.

Kape ditën. Gëzoje atë – bëj çmos. Merre ditën siç vjen. Merri njerëzit siç vijnë… E shkuara, mendoj, më ka ndihmuar që ta çmoj të sotmen – dhe nuk dua ta vë në hije asnjë çast duke u trembur nga e ardhmja.

Me sa duket përmbaj dallimin e të qenit aktore filmash e cila, sipas të gjitha ligjeve të logjikës, nuk do ta kishte bërë kurrë këtë. Në çdo shkallë të karrierës sime, mua më ka munguar përvoja.

Gjëja më e mirë në jetë jemi ne për njëri tjetrin.

Kisha lindur me një nevojë të pamasë për ngrohtësi, dhe me një nevojë të hatashme për ta dhënë atë.

Suksesi është si të arrish një ditëlindje të rëndësishme dhe ta gjesh se je saktësisht i njëjti.

Më kërkuan të luaja kur nuk mundja. Më kërkuan të këndoj ‘Funny Face’ (Fytyra e mrekullueshme kur nuk dija të këndoja, më kërkuan të kërceja me Fred Astaire kur unë nuk mund të kërceja – dhe t’i bëja të gjitha gjërat për të cilat nuk isha e përgatirut. Pastaj unë u përpoqa si e çmendur t’ia arrija.

Me sytë e bukur, shiko vetëm për të mirën e të tjerëve; me buzët e bukura fol vetëm fjalë mirësie, dhe për bukurinë e lëvizjeve të trupit, ec duke e ditur se kurrë nuk je vetëm.

Unë kurrë nuk e mendoj veten time ikonë. Ajo që është në mendjen e të tjerëve nuk është në mendjen time. Unë thjesht bëj punën time.

Nuk kisha menduar kurrë se do të bëja filma me një fytyrë si imja.