Thënie nga Migel De Servantes (24 thënie)

Thjeshtësia është një virtyt që nuk gjendet shpesh tek poetët, sepse secili prej tyre e mendon veten si më të madhin e botës.

Në përpjekje për të arritur të pamundshmen, njeriu duhet të orvatet të arrijë absurdin.

I paralajmëruar, i paraarmatosur; të jesh i parapërgatitur do të thotë gjysmë fitoreje.

I vetmi ngushëllim i të mjerëve është të kenë partnerë në hallet e tyre.

Natyra e grave është të mos na duan kur ne i duam, dhe të na duan kur ne nuk i duam.

Ndershmëria dhe butësia të çojnë larg.

Armiku më i madh me të cilin ndeshemi është brenda nesh.

Është diçka tjetër ta vlerësosh disiplinën, diçka tjetër ta pranosh atë.

Pi me kanar, sepse dehja nuk mban sekrete kurrë, nuk mban premtime kurrë.

Zelli është nëna e fatit të mirë, dhe përtacia, e kundërta e tij, kurrë nuk e çoi një njeri drejt arritjes së ndonjërës prej dëshirave të tij më të mira.