Thënie nga Benxhamin Frenklin (60 thënie)

Syri i mjeshtrit bën më shumë punë se të dyja duart e tij.

Ligjet e buta rrallë përfillen; ligjet e ashpra rrallë zbatohen.

Nëse doni një shërbëtor besnik dhe që ju e pëlqeni, atëherë shërbejini vetes.

Bëju mirë miqve tu, që t’i mbash; bëju mirë armiqve tu, që t’ua fitosh zemrën.

Ligji më i rreptë nganjëherë bëhet padrejtësia më e rëndë.

Dera kryesore e tempullit të dijes është pranimi i injorancës sonë.

Kurrë mos e ngatërro lëvizjen me veprimin.

Rrota më e keqe e një qerreje bën zhurmën më të keqe.

Një kokëtrashë i shkolluar është më kokëtrashë se kur është injorant.

Një shtëpi nuk është banesë nëse nuk ka ushqim dhe zjarr për mendjen dhe për trupin.